Flash News

KRYESORE

Denoncimi i 'Politiko' për përpjekjet e Ramës për përçarje, studentët reagojnë në protestë: Nuk kemi përfaqësi

Denoncimi i 'Politiko' për përpjekjet e Ramës për

Politiko.al denoncoi pak minuta më parë se kryeministri Edi Rama ka hartuar një strategji për përçarjen e studentëve që protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit. Strategjia e Ramës planifikohet të zbatohet sot në emisionin ‘Top Show’, në Top Channel, ku pritet të shfaqen një grup studentësh që do të vetëquhen “përfaqësues të studentëve”.

Lajmi është përhapur menjëherë në grupin e madh të protestuesve te Ministria e Arsimit, duke shkaktuar zemërim.

Studentët kanë marrë fjalën në protestë dhe kanë theksuar se ata nuk kanë përfaqësi. “Përfaqësia është këtu. Nuk ka negociata”, janë shprehur studentët.

Studentët kërkojnë zbatimin e tetë pikave që i kanë dërguar kryeministrit, në të kundërt protesta do të përshkallëzohet.

Strategjia e përçarjes. Rama në Top Channel përballë një ‘grupi studentor’. Studentët nga protesta: Nuk na përfaqësojnë

Të fundit