Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Tabakut: Veliaj po shemb objekte të ligjshme te Selvia. Të bashkohem para dhunës diktatoriale

Denoncimi i Tabakut: Veliaj po shemb objekte të ligjshme te Selvia. Të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një reagim në orët e vona të mbrëmjes, informon se disa objekteve tek Selvia po shemben. Sipas saj, Erion Veliaj ka dërguar fadromat dhe po dhunon pasurinë e qytetarëve të pambrojtur.

“Tek Selvia, në mes të Tiranës, në pikun e qarkulimit të mjeteve dhe njerëzve, në pronën e tyre, në besen e shtetit që i paguan taksat, me buke në gojë, pa u lajmeruar as me gojë as me shkrim.

Erion Veliaj u dergon fadromat të mbështetura nga forcat speciale dhe rrënon barbarisht pasurinë e qytetarëve të pambrojtur. Dhuna nuk ka kufij ndaj duhet të bashkohemi përpara padrejtësive përpara se prona dhe shtëpia jonë të jetë pre e dhunës diktatoriale të kësaj qeverie”, shkruan ajo në një postim në ‘Facebook’.

Të fundit