Flash News

KRYESORE

Denoncimi i ‘Zërit të Amerikës’: Ndërpritet interneti në zonën e protestës

Denoncimi i ‘Zërit të Amerikës’: Ndërpritet

Protesta e sotme e opozitës para Parlamentit është pasqyruar gjërësisht nga ‘Zëri i Amerikës’. Megjithatë, ndërprerja e internetit në zonat perreth ka bërë që tubimi të mos transmetohet direkt për teleshikuesit.

“Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën flakadanë në drejtim të policisë. Ndërkohë, brenda sallës parlamenti vazhdoi seancën plenare. Në rendin e ditës ishin dy ligje mbi strukturën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe organe të tjera të drejtësisë. Policia ishte e shumtë në numër dhe masat shtesë ishin të dukshme, duke perfshirë edhe ndrprerjen e internetit në zonën e protestës. Autoritetet pohuan më herët se heqja e internetit bëhet për arsye sigurie, por opozita tha se kjo është një metode e re për të censuruar protestat dhe mesazhet e saj”, sqaron ‘Zëri i Amerikës’.

Përveç internetit, disa here u nderpre edhe energjia në zonën e ‘Betonales’.

Të fundit