Flash News

KRYESORE

Denoncimi: Ishte në listën e ‘zezë’, sot Rama e emëron drejtor të rëndësishëm në Elbasan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili ngre shqetësimin se Rama emëron drejtorë person që më parë i kishte cilësuar si pjesë e listës së “zezë” të drejtuesve të korruptuar në administratë.

Referuar qytetarit dixhital, Berisha publikon emrin e drejtorit të Hipotekës Mariglen Disha, që sipas mesazhit u rendit si i korruptuar kur drejtonte ALUIZNI-n.

Po ashtu, ai rendit edhe merat e disa drejtorëve të tjerë të emëruar pa meritë në qarkun e Elbasanit.

Statusi i plotë:  

Taulant Gjura/Hoxha/Jaupi ben kerdine!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Peshendetje zoti Berisha ,desha te dennacoje se ne elbasan konia e Rames Taulant Balla ka zaptuar te gjitha institucionet elbasanit kundrejte gjobave qe pret duke vene veton e tij ne emerimet e drejtuesve te institucioneve, nga Librazhdi.

Une po te radhis disa nga emerimet Ne krye te institucionit te regjistrimit te pasurive ka vendosur njerin nga emrat qe rama e denoncoi si nje drejtuesit te korroptuar ne kohen qe punonte ne Aluizem Mariglen Disha.

Ne drejtorin e Buqesise Spiro Hunci ,ne drejtorin e sherbimit veterinet Fatmir Ozuni, ne drejtorin e Angjesise konktrollit ushqimor Firduz Kurti , dhe sot ka emeruar nenkryetarin bashkis Librazhd Enver shkurti drejtor e mjedisit te gjitha keto nga librazhdi, duke anashkaluar njerez te shkolluar dhe intelektual elbasanas.

Te gjitha ato qe thote Rama se te gjithe drejtuesit do te testohen , dhe asnje deputet nuk do te nderhyje per emerime eshte vetem nje fasade e kesaj qeverie dua te ruaj anonimatin”.

 

 

Të fundit