Flash News

KRYESORE

Denoncimi ‘live’: Personi që qëlloi me këpucë Ramën është punonjës i administratës

Dje, kryeministri Edi Rama u qëllua me këpucë nga një protestues i zonës së ‘Astirit’, ndërsa po prononcohej para mediave pasi vizitoi efektivët e plagosur te Spitali i Traumës.

Mes ovacionesh dhe thirrjeve kundër qeverisë, personi u arrestua menjëherë nga policia. Megjithatë, në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit u zbardhen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, pasi një banor i ‘Astirit’ Lutfi Kastrati deklaroi ‘live’ se personi që qëlloi Ramën me këpucë është një punonjës i administratës publike.

Sipas tij, ai ishte i revoltuar edhe për faktin se punonjësit e INUK i kishin traumatizuar familjen dhe dhunuar fëmijët, shkruan TPZ.al.

“Personi që ka qëlluar kryeministrin me këpucë, është punonjës i administratës. Fëmijët e tij, janë masakruar nga punonjësit e INUK dhe policia. Në 15 nëntor, babai ka vajtur të marrë kartelën e këtyre fëmijëve në spital dhe ajo ishte zhdukur, për të mos patur bazë për ta çuar çështjen në gjykatë” tha Kastrati.

Të fundit