All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Denoncimi me emra, Berisha: Vlora në kthetrat e serial killerave dhe bandave të lidhura me Xhafën!

Denoncimi me emra, Berisha: Vlora në kthetrat e serial killerave dhe
All - Paragraf - 1

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” një tjetër denoncim të ardhur në adresë të policit dixhital.

All - Paragraf - 3

Një person anonim, që prezantohet si punonjës policie në qytetin e Vlorës, është shprehur se atje gjendja është më kritike se kurrë dhe se bandat e lidhura me Xhafën dhe qeveritarë të tjerë bëjnë ligjin.

Në fund të denoncimit, ai siguron se të dhënat për emrat e publikuar janë 100 përqind të sigurta.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

“Përshëndetje nga Vlora, Doktor Berisha. Jam punonjës policie dhe po ju jap disa të dhëna t’i bëni publike. Gjendja në Vlorë sot është më kritike se kurrë, bandat e lidhura me Xhafën dhe qeveritarë të tjerë bëjnë ligjin. Një vrasës shumë i rrezikshëm po lëviz lirshëm prej kohësh në Vlorë.

Ai quhet Tesi Basho dhe është njëri nga 3 të arratisurit nga burgu i Rebibbia në Romë në datën 27.10.2016. është i dënuar në shtetin italian me burgim të përjetshëm ( ergastro) për vrasje të dyfishtë. Prej arratisjes së tij nga burgu dhe ardhjes në Shqipëri me gomonet e trafikut, në Vlorë përflitet shumë se ai është autori i disa ngjarjeve shumë të rënda kriminale të ndodhura si vrasje, grabitje, gjobëvënie dhe rrëmbim personi me zhdukje, të kryera këto kundrejt pagesave dhjetëra mijëra euroshe në bashkëpunim me grupet kriminale.

Tesi Basho, lindur në Selenicë dhe banues në Selenicë dhe Vlorë shihet të lëvizë lirshëm në qytet dhe nëpër ambiente publike me një automjet “Toyota Land Cruis” të blinduar. Ai leviz nën shoqërinë e të fortit të Selenicës dhe nën garancinë e tij për të mos ta prekur kush nga policia e shtetit në Vlorë.

I forti i Selenicës quhet Ferdinand Llanaj, njihet edhe me pseudonimet si (Robi Batos) ose (Robi nga Selenica). Robi në Vlorë është shumë i pushtetshëm,dhe njihet si kapo band dhe është drejtus i një grupi shumë të fuqishëm kriminal që bashkëpunon ngushtë edhe me grupe të tjera kriminale. Ferdinand Llanaj dhe vellai i tij Klodi kanë në përdorim 4 automjete të blinduara. Njëra prej të cilave e blerë së fundmi qindra mijëra euro nga të ardhurat e aktivitetit të tyre kriminal. Është tip “Toyota Land Cruis” ngjyrë e zezë e vitit 2014 me targë AA 495 UE. Automjetet e tjera janë “Mercedes Benz S Class” AA 125 NZ,  BMË seria 7 ngjyrë blu e errët AA 999 dhe fuoristradë “Land Rover Discovery” me ngjyrë të bardhë me targë Kosove 01 127 CU.

Robi Batos është vrasës dhe është sponsor i fuqishem i partisë në pushtet dhe në bashkëpunim me grupin e tij kriminal merr pjesë nëpër fushata elektorale. Ka investuar edhe në rindërtimin e postës së policisë në Selenicë aty ku era e shtetit për të dhe bandën e tij nuk ndihet fare. Robi Batos, Doktor, ka 2 gomone të fuqishme me 4 dhe 3 motora, mbi 10 metërshe të gjata me të cilat ka sjellë edhe të aratisurin nga burgu i Italisë drejt Vlorës dhe e ka përdorur për ngjarje të rënda kriminale. Pritet ta përdori për interesat e partisë në fushatën e ardhshme elektorale.

Gomonet e fuqishme i përdor për transportimin e lëndëve narkotike që ka stok me tonelata dhe të parcelave gjigande që ka aktualisht në zonën e Selicë Treblovës dhe për transportin e armëve drejt Italisë, Greqisë dhe Turqisë dhe anasjelltas.

Këto të dhëna që po ju jap, Doktor Berisha janë 100 përqind super të sigurta. I keni të gjitha mundësitë për t’i verifikuar dhe t’i beni publike. Kam shumë respekt dhe ju uroj gjithë të mirat nga Vlora...”

Të fundit