Flash News

KRYESORE

Denoncimi i mjekut: “Gjendja e sistemit shëndetësor është katastrofale”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili është mjek në profesion ka bërë një denoncim në lidhje me gjendjen e Qendrave Shëndetësore në Bashkinë e Libohovës.

Shehu akuzon Kryetaren e Bashkisë së Qytetit, Luiza Mandi që vjen nga rradhët e Partisë Socialiste që është gjithashtu mjeke se nuk ka marrë asnjë masë, ndërsa ka publikuar edhe disa të gjendjes së rënduar.

“Gjendja e sistemit shëndetesor në atë Bashki është katastrofale. Në Libohove kryhet vetëm analiza e urinës. Ne Zagori, Labove etj qendrat shëndetësore të shkatërruara. Mjekja, përgjegjëse për fshtrat, ‘struket’ në qendër të Bashkisë, pavaresisht nevojave të mëdha të popullates diku me larg. Për ta ilustruar çfarë po shkruaj mjafton të publikoj fotot e Qendrës Shendetesore të Nepravishtes, shumë afër zyrës së Kryetares-mjeke kjo. Po pak me larg çfarë do te gjesh- asgjë, vetem braktisje!”, shkruan Shehu në rrjetin social ‘Facebook.

Në fund, ai shton se kjo është Rilindja e Libohovës, që veçse po ndërton fasada, si dhe po keq përdor fondet per Check up- famëkeq e korruptiv.

 

Të fundit