Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ Një tjetër zv.ministër me doktoraturë plagjiaturë

Denoncimi/ Një tjetër zv.ministër me doktoraturë

Skandali i plagjiaturave në shtetet e Evropës nuk do të kursente asnjë zyrtar dhe funksionar të shtetit, por ky fenomen i rëndë në Shqipëri po kalon pa masa nga Qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Është studiuesi Vladimir Kola që denoncon se edhe zv/ministri i Infrastrukturës, Ilir Bejtja rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Sipas Kolës, teza e doktoraturës me titull “Marketingu selektiv për kërkesë turistike selektive për hapësira turistike të pandotura” e mbrojtur nga Ilir Bejtja në vitin 2014, pranë Universitetit “Aleksandёr Moisu” Durrёs, me udhëheqës Prof. Bardhyl Çeku, rezulton se ka pjesë të vjedhura.

Vladimir Kola ka bërë edhe krahasimet e teksteve për të cilat akuzohet zv/ministri se i ka vjedhur.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu, deputetet Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylameti, si dhe disa funksionarë të opozitës, përfshirë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, rezultojnë gjithashtu me plagjiaturë, por që nuk kanë pranuar as të kërkojnë falje për këtë skandal.

Reagimi i plotë i Vladimir Kolës:

Të fundit