Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Denoncimi/ Një varr masiv i shqiptarëve ndodhet pranë stadiumit në Greqi
Në Parimithi të Greqisë raportohet se ndodhet një varr masiv i shqiptarëve të Ccamërisë. Është faqja ’27.al’ që raporton se, sipas një dokumenti të Departamentit Amerikan rezulton se në Parimithi qëndron një varr masiv tek një stadium, ku mendohet të jenë varrosur shumica fëmijë edhe të moshuar.
Gjatë këtyre viteve 1930-1940, më shumë se 3000 njerëz të pafajshëm shqiptarë u vranë dhe më shumë se 2000 të tjerë vdiqën duke rrugëtuar drejt Shqipërisë. Shumica e tyre ishin fëmijë dhe të moshuar. Një nga dokumentet e Departamentit Amerikan të Shtetit Nr. 84/3, Misioni i Tiranës 1945-1946 thotë: “Sipas të gjitha informacioneve që kam qenë në gjendje të mbledh, në vitin 1944 dhe fillimit të vitit 1945, autoritetet në Greqinë e veriut kryenin brutalitete të egra duke dëbuar më shumë se 35 000 çamë, banorë të Çamërisë, nga shtëpitë e tyre, ku ata kishin jetuar për shekuj me radhë, duke i ndjekur ata përtej kufirit pasi i kishin plaçkitur tokën dhe pronën e tyre. Shumica e të rinjve u vranë, sepse shumica e refugjatëve ishin popull i vjetër dhe fëmijë. ”