Flash News

KRYESORE

Denoncimi: Njihuni me Lloshin, oficerin e policisë që shet kokainë me pronarin e lokalit në Shkodër

Denoncimi: Njihuni me Lloshin, oficerin e policisë që shet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë denoncimin të radhës, në të cilin përfshihet një oficer policie që tregton lëndë narkotike në Shkodër.

Sipas denoncuesit dixhital, siç i cilëson ish-kryeministri, një oficer policie, i njohur si “Lloshi” tregton kokainë bashkë me pronarin e një lokali në lagjen “Perash”, ndërsa drejtuesit e policisë atje janë në dijeni dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për t’i arrestuar.

POSTIMI

Narkopolicia qe shet kokaine!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Prsh z. Berisha unë që po ju shkruaj jam një punonjës I policisë pranë D.V.P Shkodër por për shkak të rrezikut që mund të ketë pasoja dua të mbes anonim.

Dua të denoncoj një rast që për këtë është në dijeni edhe Drejtori I Policisë Vehbi Bushati dhe paraardhës të tij .Ka të bëjë me implikimin e një oficeri policie e thërrasin " Lloshi"dhe disponon automjetin tip benz ngjyrë blu me targa SH 8301 C I cili është pjesë e një grupi që merret me shitjen e kokainës.

Ky polici qëndron në ambientin ku është baza e këtij grupi që është një lokal në lagjen Perash në qendër të Shkodrës. Tek lokali shkojnë cdo ditë persona të ndryshëm të cilët blejnë doza kokaine dhe që iu shiten nga vetë pronarët e këtij lokali të cilët kanë mbrojtjen e policit në fjalë. Ju lutem z. Berisha dua të mbes anonim, por e denoncova rastin sepse ka mbi 1 vit që këto persona punojnë pa I hyrë ferrë në këmbë.”

 

Të fundit