Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Omonia-s: Qeveria banditeske po na prish shtëpitë

Denoncimi i Omonia-s: Qeveria banditeske po na prish shtëpitë

Organizata Omonia dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë reaguar në lidhje me prezencën e disa makinerive të rënda në Himarë, të cilat kanë filluar të ndërhyjnë në pronat e banorëve duke i shkatërruar disa prej tyre.

Në denoncim thuhet se kjo është e pavlefshme duke marrë parasysh një vendim të Gjykatës Administrative të shkallës së parë Vlorë.

Omonia dhe PBDNJ akuzojnë se qeveria dhe Bashkinë e Himarës po sillen në mënyrë arbitrare duke mos respektuar institucionet shtetërore, si: Gjykatat, as Avokatin e Popullit e aq më tepër të drejtat e njeriut dhe të drejtën e pronës.

Denoncimi i plotë:

Ditët e fundit në zonën e qendrës së Himarës(Spile), makineri të renda të firmës së ndërtimit "Gjikuria SH.P.K”, filluan të ndërhyjnë sërish në pronat e banoreve duke i jua shkatërruar ato, në kuadër të zbatimit të projektit "Rikualifikimi Urban Spile Himarë".

Projekti i  sipërpërmendur është shpallur absolutisht i pavlefshëm me vendimin Nr. 1594  datë 06/12/2017 të Gjykatës Administrative të shkalles së parë Vlore, sikurse edhe të gjitha aktet që rrjedhin prej saj.

Gjykata Administrative Vlore me vendimin Nr. 2898/1, datë 23/09/2017 ka mare gjithashtu masën e sigurimit të padisë dhe pezullimin e aktit administrativ “Rikualifikim Urban Spile”.

Veprimet arbitrare të Bashkisë Himarë dhe qeverisë dëshmojnë edhe njëherë funksionimin  në mënyrë banditeske të administratës bashkiake dhe qeverisë që e mbështet, duke mos respektuar asnjë institucion shtetëror as Gjykatat, as Avokatin e Popullit e aq më tepër të drejtat e njeriut, të drejtën e pronës etj.

Në të njëjtën kohe denoncojmë edhe bashkëpunimin e forcave të Rendit në këto veprime antiligjore dhe abuzive në dem të banorëve të komunitetit Etnik Grek të Himarës.

Banorët e Himarës do të vazhdojnë luftën ligjore kundër abuzuesve dhe shkelësve  të ligjit dhe të Kushtetutës deri në ndëshkimin e tyre.

Të fundit