Flash News

KRYESORE

Denoncimi për ‘check up’-in/ Mjekët japin gjakun e tyre dhe më pas u vendosin emrin e pacientëve

Denoncimi për ‘check up’-in/ Mjekët japin gjakun e tyre

Një tjetër abuzim i rëndë është denoncuar për procesin e check up-it. Sipas ‘Vizion Plus’, stafet mjekësore dhurojnë vete gjak dhe me pas u vënë emrin e pacienteve qe refuzojnë apo nuk e kane kryer check up-in. E gjitha kjo bëhet për të realizuar planin e kontrolleve mjekësore.

Denoncimi vjen nga specialiste te shëndetësisë, ish-drejtues ne fondin e sigurimeve te kujdesit shëndetësor.

Specialisti i shëndetësisë Gazmend Koduzi tregon se shteti harxhon miliona euro edhe për detyrime qe duhet ti paguaje firma koncesionare, duke nisur që nga faturat e energjisë elektrike, qiratë për ambientet e check up-it e deri tek puna e detyruar e stafeve mjekësore ne shërbim te koncesionarit.

Për ish-drejtorin ne fondin e sigurimeve te kujdesit shëndetësor ne Tirane, check up-i jo vetëm ka dështuar por ai nuk ka as besueshmëri.

Ndërkohë jashtë kameres vete stafet mjekësore ne qendrat shëndetësore shprehin presionin e madh për te realizuar planin ne lidhje me fryrjen e listës se personave qe kryejnë check up.

Ky është rasti unik kur një kompani paguhet për punën e pakryer me mbi 6.3 milion euro për 420 mije kontrolle te pa realizuara.

Të fundit