Flash News

KRYESORE

Denoncimi: Policia e Rinasit ndëshkon pasagjerët për shkak të Taulant Ballës

Denoncimi: Policia e Rinasit ndëshkon pasagjerët për shkak

Një qytetar ka denoncuar vonesën e shkaktuar te pasagjerët që udhëtonin drejt Milanos nga policia për shkak të deputetit socialist Taulant Balla.

Sipas qytetarit, oficerët zbritën nga bordi i avionit një pasagjer me pretekstin për t’i kontrolluar bagazhet, vetëm e vetëm për të pritur Taulant Ballën, i cili po fliste nga foltorja e Kuvendit.

Denoncimi i qytetarit publikuar nga Berisha:

Ja si dëshkohen pasagjerët nga narkopolicë të Rinasit për Taulant Yaris/Gjura//Hoxha/Balla/Jashari!

Lexoni mesazhin e pasagjerit dixhital. sb

“I nderuar zoti Berisha, me datë 05.07.2018 ditë e enjte në aeroportin e Rinasit, oficeret e krimeve te policise se Rinasit, kanë zbritur nga bordi i avionit “ blue panorama” me destinacion Milanon, një pasagjer dhe i ka kontrolluar bagazhin të cilin e kishte imbarkuar në hambarin e avionit. Më pas e kanë mbajtur jashtë bordit të avionit kete person per afro 30 minuta, duke shkaktuar nje vonese te linja ajrore dhe kjo e gjitha per te mos humbur fluturimin Taulant Balla. Kur pasagjeret ishin imbarkuar ne avion, Taulant Balla po fliste nga foltorja e Parlamentit. Ju lutem ruani anonim emrin tim”.

Të fundit