Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Denoncimi që u bë ‘viral’, Pano Soko sfidon Endri Fugën: Merr Erionin dhe hajde dalim në debat publik
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko ka reaguar pas një shkrimi të publikuar në një portal, për të cilin thotë se është në administrim të Endri Fugës, këshilltar për media i kryeministrit Edi Rama. Në shkrim ngriheshin dyshime mbi shifrat që Soko deklaroi për koston e ndërtimit të rrugës te ‘Garda e Republikës’, projekt i bashkisë së Tiranës, i planifikuar për një shifër 2.9 milionë euro.
Duke i qëndruar shifrave që deklaroi në emisionin ‘A Show’, Pano Soko sfidon Fugën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj që t’i dalin në debat publik për këtë çështje dhe qytetarët të gjykojnë kush ka të drejtë.
Reagimi i plotë i Pano Sokos:
Fuge,
Meqënëse te portali yt ke ngritur hipotezën e vërtetësisë së shifrave të përdorur nga unë tek Adi Krasta, atëherë do të të sqaroj dy gjëra të thjeshta dhe do të të bëj dhe një ftesë.
E para, çmimet që unë paraqita në emision, janë lehtësisht të gjetshme në treg. Janë lehtësisht të verifikueshme, sa kushton 1 m2 çakull, 1 m2 stabilizant, 1 m2 binder apo tapet., sa kushton gërmimi, kanalizimet etj.. Mjafton të punosh në treg dhe do s'do i mëson. E pra, unë i di nga eksperienca e punës.
E dyta, shifra e paraqitur në buxhetim (pra e famshmja 2.9 milionë USD ose 302'583'215 Lek të reja) e gjen lehtësisht tek PBA 2019-2021 dokumenti zyrtar i Bashkisë miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Tani, për fatin tuaj të keq, ka dhe budallenj si puna ime që i hyjnë dhe e lexojnë relacionin e PBA... të gjithin, deri në fund (se që ta dish ti, ndërtimi i kësaj rruge ishte lënë aktiviteti i fundit fare i kapitullit..në faqen 15). Në koment po të nxjerr faqen e Programit Buxhetor, atë që Adi e nxorri për publikun.
Kjo për të sqaruar paraprakisht. Me Adin patjetër që i diskutuam shifrat, burimet dhe vërtetësinë. Ajo që Adi mbajti në dorē ishte një fletë nga Buxheti zyrtar i Bashkisë.
Gjithsesi, nëse ti vazhdon të kesh dyshime, unë të ftoj ty, merr dhe Erionin, Maznikun, drejtora e kë të duash dhe dalim në një debat publik, në studio, në panel, apo në shesh zgjidheni ju, marrim dhe tabelën e Adit dhe i bëjmë bashkë aty llogaritë, në sy të gjithë njerëzve. Dhe të shohim kush ka të drejtë.
Ju të gjithë, unë një i vetmi. Jam i gatshëm.