Flash News

KRYESORE

“Denoncimi”: Radha e ndëshkimit nga Rama u erdhi edhe fëmijëve diabetik

“Denoncimi”: Radha e ndëshkimit nga Rama u erdhi edhe

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e radhës i cili vjen nga një qytetar. Këtë herë është fjala për heqjen e fishave të rimbusrimit për fëmijët diabetik.  Qytetari është prind i një fëmije të diagnostifikuar me diabet.

“Diabeti është sëmundje shumë e rëndë me komplikacione të shumta në shumë organe nqs nuk monitorohet vazhdimisht sheqeri gjatë ditës. Duhen minimalisht 6 fisha në ditë me kosto 300 lekë të reja. Duke menduar që kjo sëmundje ka prekur pjesën më të varfër të shoqërisë shqiptare, të papunë , familje pa përkrahje etj. ky vendim i qeverisë ishte burim jete për gjithë këto familje. Por para 2 javësh mësojmë se ky fond është anulluar nga qeveria”-shkruan qytetari.

Statusi i plotë:

Rradha e ndeshkimit nga Edvini u erdhi edhe fëmijëve diabetik!

Prindi dixhital denoncon:

-ndëshkimin e fëmijeve diabetik duke hequr rimbursimin për fishat që duhen për monitorimin e sheqerit në gjak.

-Nje fëmije me dibet ka nevojë thotë prindi për 6 fisha në dite apo

- për 300 lekë të reja

Kështu, pas zhdukjes së ilacit per fëmijët që ndërpresin përdorimin e drogës, tani qeveria ndëshkon edhe femijët diabetik! Turp! sb

"Përshëndetje zoti Berisha. Jam një prind i një fëmije diabetik nga Berati. Para disa muajsh qeveria akordoi një fond shtesë në buxhetin e vitit 2017 për rimbursmin e fishave për matjen e glicemisë në gjak për kategorinë e fëmijeve dhe te rinjve me diabet. Diabeti është sëmundje shumë e rëndë me komplikacione të shumta në shumë organe nqs nuk monitorohet vazhdimisht sheqeri gjatë ditës. Duhen minimalisht 6 fisha në ditë me kosto 300 lekë të reja. Duke menduar që kjo sëmundje ka prekur pjesën më të varfër të shoqërisë shqiptare, të papunë , familje pa përkrahje etj. ky vendim i qeverisë ishte burim jete për gjithë këto familje. Por para 2 javësh mësojmë se ky fond është anulluar nga qeveria. Nuk gjej dot fjalët më të rënda për të shprehur indinjaten , zemërimin , shpërthimin qe ndjeme nga kjo tallje e paskrupullt e qeverise me ndjenjat me humane te prinderve qe shpesh lene buken vete pa ngrene per te blere fishat e matjes. Me mire mos ta kishin bere kete premtim. Nga ana ekonomike kosto fillestare e rimbursimit te fishave , sipas shume studimeve , eshte teper e ulet ne ktahasim me kostot spitalore qe do te kete shteti per trajtimin e gjithe komlikacioneve te syte,veshkat,sistemi nervor, kardiovaskular, prerje gishtash etj.etj. qe vijne si pasoje e mosmatjes se rregullt te glicemise. Shteti i rilindjes nuk tregohet kaq doreshtrenguar kur zhduk leke ne "vrimat e zeza" te check-up -it , sterilizimit, laboratoreve etj. Ju lutemi na ndihmoni duke e ngritur kete problem aty ku mundeni. Ju falenderojme me gjithe zemer. Shendet ne familjen tuaj."

 

Të fundit