Flash News

KRYESORE

Denoncimi: Saimir Tahirin e rrahën bandat para një jave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në “360 gradë” se Saimir Tahirin e kanë rrahur një javë më parë, pasi sipas tij ka kërcënuar Edi Ramën.

“Brenda tyre (PS) ka një egërsim, dhe një luftë të brendshme të pamëshirë që nuk del në sipërfaqe. A more vesh që kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave. E kanë zhdëp. Fol po deshe....Sa filloi të flasë”, tha Berisha.

Më tek ai shton se janë bandat e Edi Ramës që e kanë rrahur Tahirin.

“Bandat e Edi Ramës e kanë rrahur në mënyrë absolute. Sapo i përmendi Edi Ramës çatinë e zhdëpën. Saimiri ia kërcënoi çatinë, ishte kod, është gjuhë shpelle”, tha berisha.

Tahiri publikoi një foto nga Tepelena javë më parë ku shkruante, “Rrapi i Tahirajve, – Gusmar; Si në ekran vendlindja më shjellet, kanë rënë çatitë, po mbahen themelet(V.Hodaj)”.

Lexo edhe:  Akuza e fortë e Berishës: Bandat kanë videon e Ramës në lokal

“PD qeveriset nga dy koka”, Berisha: Kur mori fund roli im si lider. Sqaron të vërtetën e “Qytetarit Dixhital

Të fundit