Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ Si po shkatërrohen rrugët e ndërtuara me bujë të madhe si suksese të Veliajt

Denoncimi/ Si po shkatërrohen rrugët e ndërtuara me bujë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar një tjetër projekt të ndërmarr nga bashkia e Tiranës dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Zhupa i referohet rrugës së ndërtuar nga bashkia në zonën e Farkës pak kohë më parë.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook, Zhupa i referohet deklaratës së bërë nga Veliaj ditën e inaugurimit të rrugës dhe gjendjes së saj sot.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Shikoni si shkatërrohen rrugët e ndërtuara me bujë të madhe si suksese të Veliajt.

Rruga që lidh Farkën me shetitoren e liqenit u rikonstruktua nga bashkia me paratë e taksave tona duke u shitur si një investim që do ndihmonte Farkën në zhvillimin e saj. Në njoftimet e ushtrisë së PR të Bashkisë së Tiranës thuhet që “ pasi inspektoi përfundimin e punimeve të rrugës, Veliaj,theksoi se ky investim i ka shtuar mundësitë për ta kthyer Liqenin e Farkës në një destinacion jo thjesht turistik, por edhe sportiv.

Ka gati 4 muaj që ky investim është shkatërruar plotësisht, asfalti i rrugës është çare, trotuaret dhe trupi i rrugës kanë rreshkitur edhe janë berë të pakalueshëm për banorët. Si mundet që në këtë gjëndje të mjerueshme të jetë tërheqes për ta berë Farkën destinacion turistik apo sportiv? Kush e ka projektuar këtë rrugë të tillë? Sa para kane rreshkitur nëpër xhepa që pasoja të ishte rreshkisja e rrugës në këtë fare mënyre? Kur do marri masa bashkia? Edhe sa para te tjera do rreshkasin neper xhepa pushtetaresh dhe klientët para se të bëhet një rrugë me standarte?

Ne video shikoni si ishte diten e inagurimit dhe gjithë euforine televizive të aktorit Veliaj që ky investim do e bënte Farkën parajsen në tokë dhe më pas keni gjëndjen e sotme të investimit të shkatërruar dhe që përbën rrezik për këdo që kalon aty.

 

Të fundit