Flash News

KRYESORE

Denoncimi te Basha: Roli i vëllait të Pjerin Ndreut në patentën e Tahirit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka postuar së fundmi në Facebook, informacionin që duket se i ka ardhur nga një person që është vetë-indentifikuar si një nëpunës i zyrës së patentave detare në Drejtorinë e përgjithshme Detare në Durrës.

"Ja si vepron mafia Rama-Tahiri per te garantuar trafikun e droges" - shkruan vetë Basha.

“Me duhet te te informoj per proceduren e dhenies se patentes 100 toneshe te Sajmir Tahirit” – i shkruan personi në fjalë Bashës dhe sqaron:

“Shefi i zyres qe e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bente si patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te pakten 1 jave.

Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.

Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente.

Kjo patente eshte ne shkelje me ligjin e detarise. Pra nuk merret patente kamioni pa mare patente makine.

Dhe pervec ketyre shkeljeve flagrante, PAULIN NDREU emerohet drejtor prane drejtorise detare si vellai i deputetit PJERIN NDREU.”

Të fundit