Flash News

KRYESORE

Denoncimi te Berisha: Ahmetaj krah Gentian Dajës në Kavajë, i dënuar për prostitucion

Denoncimi te Berisha: Ahmetaj krah Gentian Dajës në Kavajë, i

Sali Berisha ka publikuar në rrjetete sociale, denoncimin që ish-kryeministri pretendon se i ka arhdur nga një qytetar, emrin e të cilit ai nuk e ka bërë të ditur.

“Qytetari dixhital denoncon Ministrin Ahmetaj, i cili shkon tek qytetaret e Kavajes i rrethuar nga bota e tij e krimit. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital”, - shkruan Berisha dhe percjell mesazhin e mëposhtëm:

“Doktor, sot Arben Ahmetaj pasi u largua uji erdhi ne Kavaje per te vizituar zonen e permbytur nen shoqerine e kreut te PS Gentian Daja.

Gentian Daja eshte i denuar per prostitucion dhe trafik droge ne Kazerta te Italise.

Po ashtu vjehrri i Gentian Dajes, Seid Cikalleshi u arrestua para 10 ditesh per vjedhjen e tokave ne Spille pasi mbante postin e drejtorit te Hipotekes se Kavajes.

Ky eshte turpi dhe karshilleku qe mafia e veshur me pushtet u shet qytetareve dhe drejtesise per te bere punen e vet!”.

Të fundit