Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Denoncimi te Berisha i nxjerr “ekselentes së Ramës” të tjera lidhje me PS: Nusja e djalit të drejtorit në ministrinë e Energjetikës
Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama shpërndau një video, ku tregonte se si një studente ekselente, e cila falë aplikimit online, që parashikon “Pakti për Universitetin” nisi punë në administratën publike, pa konkurs, por vetëm përmes notave maksimale.
Megjithatë, me një verifikim të thjeshtë në rrjetet sociale, vajza rezulton jo vetëm që ka mbaruar studimet para disa vitesh, por është edhe një ish-punonjëse në kryeministri, dhe në ministrinë e Ekonomisë.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha publikon një denoncim, që thellon edhe më shumë lidhjet e vajzës protagoniste në video me PS.
Sipas denoncuesit, ajo është nusja e djalit të Mehmet Hasalamit, aktualisht drejtori i Programeve të Zhvillimit të Minierave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke shpjeguar kështu dhe “lehtësimin” e saj si studente për t’u punësuar në administratën publike.
Denoncimi:
Kjo është ekselentja qe punësoi Edvin Kristaq Mashtrimi! sb
Pershendetje doktor. Edi Rama eshte mjeshter teatri. E nxjerr drijona Melevin si studente ekselente qe fitoi punen me konkurs pa mik. Kjo eshte nusja e Devis Hasalamit, djali i Met Hasalamit. Drejtori i Minierave ne ministrine e Energjitikes. Sekseri miliarder i heceve dhe minierave. Kjo goca ka qene e punesuar ne kryeministri para se te mbaronte shkollen. Turp fusin te afermit e kryehajdutave dhe pensionistat e thone meritokraci.