Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Denoncimi te Berisha: Punonjësit që protestuan të shtunën, Veliaj i dënon me 6 muaj punë të detyruar të dielave
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit kryebashkiaku Erion Veliaj po ndëshkon në mënyrë kolektive punonjësit që morën pjesë në protestën e 16 shkurtit.
Sipas denoncimit, Veliaj i ka dënuar me 6 muaj punë të detyruar edhe të dielave.
Denoncimi:
Lal Plehu shkruan Kodin e Punes!
Ai denon si hakmarrje me pune te detyruar te dielave per 6 muaj punonjesit qe moren pjese ne protesten e 16 shkurtit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema Dr Berisha! Lal plehu praktikon denimet kolektive enveriste.. Nje punonjes bashkie merr pjese ne protesten e 16 shkurtit.. Lal plehu hakmerret me urdher te partise duke i denuar qe te punojne edhe te djelave per 6 muaj... Anonim ju lutem sepse jeni i vetmi ku mund te denoncojme pa patur frike per "hakmarrjet enveriste".
Kujtojmë se edhe nënkryetarja e Bashkisë se Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, është shkarkuar nga detyra për shkak të pjesëmarrjes së saj në protestën e së shtunës.