Flash News

KRYESORE

Denoncimi te Berisha: Veliaj ndryshoi projektin e Kasharit, në vend të shkollave dha leje për ndërtim pallatesh

Denoncimi te Berisha: Veliaj ndryshoi projektin e Kasharit, në vend të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari, sipas të cilit kryetari i bashkisë së Tiranës ka abuzuar me projektin e komunës së Kasharit dhe se në vend të shkollave dhe qendrave shëndetësore ka dhënë leje për ndërtim pallatesh.

Ai denoncon po ashtu se lë mënjanë problemet reale të shkollave në Yzberisht dhe inaguron palestrën e një shkolle 9-vjecare në kushtet kur mësimi zhvillohet me dy turne dhe klasat janë të mbipopulluara.

Denoncimi:

Lal Plehu dhe mashtrimi i tij i radhes!

Qytetari dixhital denoncon:

Mashtrimet e Lal Plehut, braktisjen dhe pazaret e tij ne kurriz te komunitetit te Yzberishit!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje Zoti Berisha. Nje denoncim:

Sot, e premte, 28 shtator, në shkollën 9-vjecare "Kongresi i Manastirit" në Tiranë erdhi Lali Eri dhe përuroi palestrën e kësaj shkolle të rregulluar prej vitesh. Ka dy ditë që po rropaten bojaxhinjtë për të lyer nga jashtë shkollën, që si gjithmonë këta Rilindasit për fasada janë, se klasat brenda janë pa lyer prej 5 vitesh dhe me banka e karrige të vjetra. Nuk e dimë a është në dijeni ky kryetar bashkie që në këtë shkollë arsimohen gati 2 mijë fëmijë me dy turne. A e di ky kryetar bashkie që klasat e para janë me 34 nxënës. Lali Eri nuk sheh problemet që ky komunitet i Yzberishtit ka: me rrugët copë-copë, me këtë shkollë me 2 mijë nxënës e pa kushte në klasa... As perde, as ngrohje dhe as një fotokopje..., por këto probleme nuk mund t'i bëjnë të ditura mësuesit, se drejtoresha Etilda Muhaj u tha të iknin e mos të prisnin Lali Erin. Po dhe po folën, i heqin nga puna. Lali Eri inaguron palestrën që e ka dhënë ta përdorin mësuesit e licencuar pasdite, ku paguhet 25 mijë lekë të vjetra në muaj për person. Ku shkojnë këto lekë, që dalin nga një palestër publike (e shkollës), e cila duhet të jetë në dispozicion të nxënësve. Nuk ndërton një shkollë të re Lali Eri në këtë komunitet të madh, por atë tokë që ishte për t'u bërë shkollë dhe qëndër shëndetësore (ish-kalcetot në Yzberisht) e ka dhënë për dhjetëra palate, duke ndryshuar projektin e komunës së Kasharit, para se të bashkophej me Tiranën dhe të kishte një palo kryetar si Erion Veliaj, mashtrues ordiner.

Të fundit