Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Denoncimi tjetër i Bashës: Magazinë me 400 ton drogë, Rama e di por nuk e asgjeson dot
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një tjetër denoncim për një magazinë, kësaj here në qytetin e Lezhës, ku sipas tij, mbahen të fshehura 400 ton kanabis.
Basha tha se këtë informacion e ka drejtori i policisë, ministri i Brendshëm dhe kryeministri, por askush nuk ndërhyn.
Basha përmendi edhe emrin e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, por nuk sqaroi nëse ai ishte i përfshirë në magazinën me drogë.
“400 ton në magazinë në Lezhë, por nuk e prek dot, se aq sa prek Arben Ndokën, prek edhe magazinën. Nuk e prek dot sepse droga është karrigia ku je ulur. Me luftën kundër drogës ti je i mbaruar, je i vdekur politikisht”, theksoi Basha nga çadra.
Ai paralajmëroi Ramën për përballjen me popullin nëse nuk pranon krijimin e një qeverie teknike.