Flash News

KRYESORE

Denoncimimi i Manjanit: Ministria e Drejtësisë e ri-inauguroi Klinikën Ligjore!

Denoncimimi i Manjanit: Ministria e Drejtësisë e ri-inauguroi

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një denoncim, lidhur me atë që ai e quan ri-inaugurim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, së një klinike që Manjani pretendon se ishte inauguriar një herë në vitin 2016.

Ja statusi i plotë i tij në Facebook:

Sot qënka ri-inaguruar Klinika Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, që ishte e hapur që me datë 13 Maj 2016.

Kush ka kuriozitet të bëjë një google dhe do bindet për këtë. Memoria elektronike të paktën funksionon, se ajo zyrtare ka humbur!

Nejse, te them të drejtën nuk kam asnjë xhelozi. Mirë është që në Ministrinë e Drejtësisë të ofrohet ndihmë ligjore falas. Fundja kjo ministri ska tjetër punë tashmë për të bërë.

E reja ishte që tre ministra paskan nënshkruar diçka.

Nuk jam kurioz ta di se ndonje sajesë idiote ka qenë, por meqë pashë dhe Ministren e Shendetit më erdhi ndërmend një detyrim ligjor i saj: trajtimin shëndetësor të rreth 200 të dënuarve që janë me sëmundje mendore!

E ka detyrim me ligj Ministria e Shëndetësisë ti bëjë derman atyre njerëzve që nuk trajtohen, madje keq trajtohen, ne burgun e Zaharisë dhe jo vetëm!

Sidoqoftë, jetë të gjatë klinikës ligjore në shërbim të nevojtarëve!

Të fundit