Flash News

KRYESORE

I denoncojnë për ryshfet, pezullohen punonjësit e policisë në Durrës

I denoncojnë për ryshfet, pezullohen punonjësit e policisë

Dy punonjës policie të qarkullimit rrugor në Durrës janë pezulluar nga puna pas denoncimit të një qytetari nga Kosova i cili pretendonte se i kanë kërkuar ryshfet.

Burime të policisë bëjnë me dije se mjetit i është vënë një masë adminsitrative nga patrulla e policisë.

Dy efektivët e pezulluar janë identifikuar me inicialet I.SH dhe I.V

Policia informon se për veprime të mëtejshme çështja është dërguar pranë Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe marrjen e masave përkatëse.

 

Të fundit