Flash News

KRYESORE

Denoncon analisti: “Tom Doshi dhe deputeti i PS më kanë vënë pistoletën në kokë”

Panelisti i emisionit '360 gradë', Ilir Demalia ka bërë një denoncim të fortë. Ai akuzon deputetin e PS, Fidel Yllin, si dhe atë të PSD-së, Tom Doshi se e kanë kërcënuar me jëtë, duke i vënë pistoletën në kokë.

Denoncimin, panelisti e ka bërë mbrëmë në emisionin “360 gradë”, të Artur Zhejit në Ora News, gjatë një lidhje live nga Amerika.

“Më ka kërcënuar Tom Doshi dhe Fidel Ylli, më kanë çuar armën në kokë. Departamenti i Shtetit, e ka në listën e njerëzve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, nuk e lejojnë të hyjë në Amerikë.  Filluan kërcënimet, Ilir Demalia mos fol më për Tom Doshin se do të heqim qafe. Nuk më kërcënojnë dot, unë nesër vij prapë në Tiranë.  Unë nuk trembe as nga Tom Doshi dhe as nga kushdo qoftë, unë do them fjalën e lirë. “Mbylle gojën dhe kërko të falur”, më thotë një nga njerëzit e Doshit, e kuptoni çfarë njerëzish në Parlament”, është  shprehur Demalia.

Ilir Demalia

Fidel Ylli

Të fundit