Flash News

E-TJERA

Denoncon gazetari i Top-Channel: Po na vrasin heshtur supermarketet tona

Gazetari i njohur i Top Channel, Denis Dyrnjaja është një nga emrat që ngre shpesh si shqetësim madhorë cilësinë e ushqimeve që konsumojmë dhe që na ofrohen në tregjet dhe supermarketet tona.

Shqetësimi më i madh që ai ngre është abuzimi me hormone të frutave dhe perimeve që shiten kudo në vend.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dyrnjaja thekson se shqiptarët po vdesin nga sëmundje të pashërueshme, kryesisht nga “ushqimet  vrasëse” siç i cilëson ai.

“Një popull jo gjithmonë mund ta vrasësh me armë ose me pushtim, pasi mund ta vrasësh edhe me ushqim.

Tregjet dhe supermarketet gëlojnë nga "perimet dhe ushqimet vrasëse", shteti bashkëpunëtor në krim me heshtje dhe mosveprim.

Kanceri vijon të kosisë më shumë se 4 mijë njerëz në vit me kontributin e drejtpërdrejtë të ushqimit skandaloz që një popull i tërë konsumon çdo ditë!

Vrasje e heshtur në masë!”, shkruan Dyrnjaja.

 

Të fundit