Flash News

KRYESORE

Denoncon PS: Vëllai i Klement Balilit po shpërndan 50 euro për një votë

Partia Socialiste e Delvinës ka denoncuar një skemë korruptive që sipas saj po organizohet nga LSI për blerjen e votave në këtë qytet. Sipas PS, brenda një lokali pranë qendrës së votimit, ndodhet vëllai i Klement Balilit, Bako Balili, i cili u jep qytetarëve 50 euro për një votë.

“Në hyrje të lokalit votuesit priten nga persona që i ftojnë brenda për të pirë një kafe. Më pas ata ulen në një tavolinë brenda lokalit, në katin e parë dhe aty i bëhet pagesa nga shtetasi i dyshuar si Bako Balili. Pas kësaj votuesit dalin nga dera tjetër e lokalit dhe shkojnë për të votuar. Në kthim votuesit kthehen përsëri në lokalin ku kanë marrë pagesën për të treguar se ata kanë votuar”, thuhet ndër të tjera denoncimin e bërë në polici nga PS.

Të fundit