Flash News

KRYESORE

I dënuar me burg dhe shpallur në kërkim, arrestohet 35-vjeçari në Gjirokastër

I dënuar me burg dhe shpallur në kërkim, arrestohet

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi ishte shpallur në kërkim.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Athenajdo (Amarildo) Abazi, 35 vjeç, banues në Memaliaj, pasi është dënuar me 8 vite burg.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me shkresë 18/3, datë 19.01.2016, ka dërguar urdhrin e datës 18.01.2016, për ekzekutimin e vendimit penal 83, datë 29.06.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 (tetë) vjet burg.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

Të fundit