Flash News

KRYESORE

I dënuar me burgim të përjetshëm për katër akuza, arrestohet në Lushnje i kërkuari nga Greqia

I dënuar me burgim të përjetshëm për katër akuza,

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Altin Dhamo, 43 vjeç, banues në lagjen "Kadri Qystri", Lushnje.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për këtë shtetas.

Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale "Vrasje me dashje", Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, "Vjedhje e kryer në bashkepunim", "Armbajtje pa leje", të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Të fundit