Flash News

KRYESORE

Denuklearizimi, SHBA: Të rifillojmë negociatat me Korenë e Veriut

Denuklearizimi, SHBA: Të rifillojmë negociatat me Korenë e Veriut

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka shprehur gatishmërinë për të nisur sërish negociatat me Penianin me qëllim denuklearizimin e Koresë së Veriut deri në vitin 2021. Diskutimet mes dy vendeve ndaluan pas një marrëveshjeje të gjerë të arritur më herët gjatë këtij viti.

Në samitin e realizuar mes dy Koreve gjatë kësaj jave, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ra dakord të mbyllë një prej vendeve kryesore ku kryhen teste raketore.

Dy liderët ranë dakord për rrugën drejt denuklearizimit. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se në bazë të këtyre zhvillimeve të rëndësishme, SHBA-ja është përgatitur të përfshihet menjëherë në negociata.

 

Të fundit