Flash News

KRYESORE

Departamenti Amerikan i Energjisë, tryezë për Gazin e Lëngshëm Natyror

Departamenti Amerikan i Energjisë, tryezë për Gazin e

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në partneritet me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe Shoqatën e Energjisë së Shteteve të Bashkuara kanë organizuar në Tiranë, një tryezë mbi hulumtimin e “Potencialit të penetrimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror në Europën Qendrore dhe Lindore”.

Në këtë tryezë merrnin pjesë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, Ndihmës Sekretari për Hidrokarburet në Departamentin Amerikan të Energjisë, Steven Winberg, drejtues institucionesh si dhe ekspertë amerikanë dhe shqiptarë në fushën e gazit të lëngshëm.

Në fjalën e saj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi rëndësinë strategjike, por edhe ekonomike që ka organizimi i këtij takimi.

“Ky takim ndërinstitucional dhe gjithpërfshirës është i rëndësishëm për Shqipërinë për dy arsye: Së pari, ky bashkëpunim do të përforcojë më tej partneritetin strategjik, të konsoliduar tashmë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe së dyti, sepse studimi i potencialit të depërtimit të gazit natyror të lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen me kontenier në tregun shqiptar është një mundësi e shkëlqyer për ne”, u shpreh Balluku

E ndwrsa ministrja Balluku tha: “Masterplani ynë për gazifikimin e Shqipërisë, përfshin ndërlidhje të shumta me rajonin dhe rrjetet evropiane të gazit, dhe parashikon disa shtylla kryesore për zhvillimin e tij si Gazsjellësin Adriatiko-Jonian dhe atë ALKOGAP, por vlen të theksohet dhe ambicia jonë për krijimin e një Depozite Nëntokësore Gazi në Shqipëri. Shqipëria po konsideron gjithashtu një Terminal LNG në bregdet, si një burim alternativ furnizimi dhe si një ndër komponentët e sistemit të ‘depozitimit të energjisë’”.

Nga ana e saj ministrja Balluku garantoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të reflektojë me vëmendje mbi gjetjet e këtij studimi dhe do të implementojë sugjerimet e tij, në mënyrë që të përparojë dhe lehtësojë penetrimin e gazit natyror të lëngshëm në Shqipëri edhe përpara vendosjes së tubacioneve.

Të fundit