Flash News

KRYESORE

Departamenti Amerikan i Shtetit: Shqipëria vend trafiku dhe pastrimi parash

Departamenti Amerikan i Shtetit: Shqipëria vend trafiku dhe pastrimi parash

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka futur zyrtarisht Shqipërinë në listën e vendeve kryesore të pastrimit të parave. Duke u bazuar tek përcaktimet ligjore, qeveria amerikane e konsideron vend kryesor të pastrimit të parave një vend “institucionet financiare të të cilit janë të përfshira në transferta parash që përfshijnë sasi të ndjeshme të ardhurash që vijnë nga trafiku ndërkombëtar i drogës”.

Ky vendim bëhet i ditur në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kontrollin e Narkotikëve për vitin 2017, që sapo u bë publik.

Raporti e etiketon Shqipërinë si një bazë për operacionet rajonale të organizatave të krimit të organizuar, shpërndarëse e heroinës në tregun europian dhe vend transit për kokainën dhe heroinën afgane, si dhe një vend me korrupsion të shfrenuar dhe institucione të dobët.

Të fundit