Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Deportation Class", filmi për shqiptarët shkakton shumë reagime në Gjermani
Filmi gjerman për shqiptarët - "Deportation Class" ka shkaktuar mjaft reagime. Ai portretizon azilkërkuesit që riatdhesohen me detyrim nga autoritetet, pasi nuk kanë respektuar kërkesën për largimin nga Gjermania.
Kush nuk tronditet, kur në orën 03:30 të natës të troket policia në derë dhe të thotë: Bëni gati plaçkat se duhet të largoheni nga Gjermania. Megjithëse policia zbaton ligjin, megjithëse protagonistët shqiptarë sipas ligjit duhet ta lenë vendin - tronditja nuk është më e pakët.
Burokracia dhe ëndrrat
Kjo është një nga skenat më tronditëse të filmit dokumentar "Deportation Class" - "Klasa e deportimit" të dy regjisorëve gjermanë, Carsten Rau dhe Hauke Wendler,- një film mjaft i vlerësuar në mediat gjermane dhe i nderuar me çmimin televiziv gjerman "Grimme". "Deportation Class" ofron një vështrim tronditës në labirintet e burokracisë, dëshpërimit, ligjit dhe ëndrrave të njeriut", shkruan "Südeutsche Zeitung".
Në film përplaset forca e ligjit me fatin e njeriut - në fokus janë dy familje shqiptare nga veriu i Shqipërisë, njëra ka ardhur në Gjermani për të gjetur një shans jete dhe perspektivë për fëmijët, tjetra, sepse djali kërcënohet nga gjakmarrja. Fëmijët janë integruar në shkolla dhe flasin mirë gjermanisht. Familjet jetojnë në landin Meklenburg-Pomerani, në lindjen gjermane. Megjithë ëndrrat e tyre për të nisur një jetë të re në Gjermani, atyre nuk u është njohur kërkesa e azilit.
Komando e riardhesimit
Shqipëria bën pjesë në vendet e sigurta të origjinës në Gjermani, dhe shanset për azil praktikisht janë zero. Refuzimi i azilit nënkupton edhe humbjen e të drejtës së qëndrimit në Gjermani. Pas kësaj duhet të pasojë largimi nga vendi brenda katër javësh. Shumë familje e apelojnë vendimin, dhe mund të qëndrojnë deri në vendimin e gjykatës, por në rastin e familjeve shqiptare, gjykata ka vendosur sërish se nuk plotësohen kushtet e azilit. Kur edhe pas një rasti të tillë, azilkërkuesit nuk largohen, atëherë vijnë të ashtuquajturat "komando të riatdhesimit" - një trupë e përbërë nga autoritetet e zyrës së të huajve, bashkisë dhe policisë, që vjen pa paralajmërim, madje edhe në orë të vona.
"Mos u trembni", thotë polici në derë në orën 03:30 në filmin "Deportation Class", sot duam vetëm t'iu çojmë në Shqipëri. Policët përsërisin se ata zbatojnë vetëm ligjin. "Nuk duhet dhe nuk mund të tregojmë emocione", thotë një prej tyre.
As integrimi nuk ndihmon kur refuzohet kërkesa e azilit
Në rastin e familjeve shqiptare në filmin dokumentar gjerman, në familjen e babait me tre fëmijë, vajza nuk ndodhet në shtëpi por në një ekskursion me klasën. Autoritetet megjithatë e marrin babanë me dy djemtë me vete. Nëna qëndron të presë vajzën, që të kthehen me një fluturim të mëvonshëm.
Deri para një viti nuk lejohej ndarja e familjeve, gjë që për autoritetet e vështirësonte kthimin. Tani rregullat janë ashpërsuar. Nëse ka fëmijë në familje, njëri nga prindërit qëndron deri sa të kthehet fëmija, tjetri largohet, sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme të landit Meklenburg-Pomerani. Në rastin e familjes shqiptare nga Veriu, autoritetet madje paguajnë edhe biletën e gjyshes që ka ardhur për vizitë, bën të ditur zyra e shtypit në Ministrinë e Brendshme të landit për Deutsche Wellen. Edhe pse duhet të largohen nga Gjermania, familjet e marrin ndihmën ekonomike gjermane.
Zbatohet vetëm ligji...
Filmi "Deportation Class" portretizon shqiptarët që patën ëndrrën të ndërtonin një jetë në Gjermani, por nuk mundën. Babai rrëfen se "vendin tim e kanë në dorë horrat, u prish rregulli, nuk doja t'i lija fëmijët e mi aty, pa perspektivë." Ai është i vetëdijshëm që ka shkelur rregullin e largimit, por nuk është dakord me mënyrën se si erdhi policia në orët e natës. "E palogjikshme", thotë ai.
Në film portretizohet edhe një i ri, familja e të cilit ndodhet në gjakmarrje. Nëna vuan nga depresioni, djali rrëfen i tronditur, se ata nuk kanë në Shqipëri as vend ku të fusin kokën, dhe se ai atje ka frikë për jetën. Më prekëse janë figurat e vajzave nga dy familjet - të dyja vajzat kanë mësuar mirë gjermanisht, të dyja janë të integruara mirë në shkollë. Megjithatë as ky integrim nuk i ndihmon ato, autoritetet i largojnë nga Gjermania.
Ministri i Brendshëm i landit, Lorenz Caffier, i cili shoqëron komandon e riatdhesimit e pranon se nuk është e lehtë kjo që bëhet, por në fund të fundit duhet zbatuar ligji. Madje ai pohon se kjo mënyrë riatdhesimi është edhe një masë me efekt edukues - që të tregojë se kush nuk ka të drejtë qëndrimi duhet të largohet.
Edhe një pilulë të hidhur e marrin me vete shqiptarët që largohen në këtë mënyrë nga Gjermania: Ata humbasin jo vetëm ndihmën e kthimit që jep Gjermania për ata që kthehen vullnetarisht (deri në 3.000 Euro), por sanksionohen edhe me bllokimin e hyrjes në Gjermani deri në 4 vjet.
(DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38