Flash News

KRYESORE

Deportimi i 6 mësuesve turq nga Kosova, reagon Erdogan: Do të kërkojmë llogari

Deportimi i 6 mësuesve turq nga Kosova, reagon Erdogan: Do të

Pas arrestimit dhe depërtimit të 6 mësuesve turq nga Kosova të akuzuar si të lidhur me Fetullah Gylenin, vjen reagimi i parë nga presidenti i turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ai deklaron se është i vendosur që të vendosë para drejtësisë të gjitha ata pjesëtarë dhe mbështetës të Gylenit, ndërsa Erdogan e cilëson si organizatë terroriste.

"Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t'i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari", u shpreh presidenti i Turqisë.

Më herët, kryeministri i Kosovës shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj me argumentin se nuk e kishte vënë në dijeni për këtë operacion, si dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashin.  

Të fundit