Flash News

KRYESORE

Depresioni, i jep fund jetës gazetarja Arlinda Canaj

Depresioni, i jep fund jetës gazetarja Arlinda Canaj

Gazetarja dhe shkrimtarja, Arlinda Canaj, i dha fund jetës pasditen e djeshme, duke u hedhur nga lartësia. Ngjarja u denoncua në Policinë e Tiranës rreth orës 17:10 nga familjarët e 46-vjeçares Canaj, të cilët e raportuan rastin si vetëvrasje. Nga ana tjetër, burime nga Policia thanë se, nga hetimet paraprake, dyshohet se vetëvrasja ka ndodhur në kushtet e depresionit. Arlinda Canaj ishte gazetarja kryesore e portalit “Konica.al”, ndërsa ndër vite ka punuar në disa media të njohura.

Canaj ka qenë edhe një prej bashkëpunëtoreve të revistës “Psikologjia”. Canaj, e divorcuar, ishte nënë e dy vajzave, njëra prej të cilave lajmëroi edhe për ndarjen e papritur nga jeta të nënës së saj nëpërmjet rrjetit social Facebook.  

Nga ana tjetër, ngjarja u publikua mbrëmjen e djeshme zyrtarisht edhe nga Policia e Tiranës, që ndër të tjera deklaroi se oficerët e Komisariatit nr.4 kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia tha se, fillimisht 46-vjeçarja është dërguar në spitalin e traumës në gjendje të rëndë për jetën.

“Rreth orës 19:30, mjekët lajmëruan se shtetasja Arlinda Canaj ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia. Nga hetimet e kryera është më- suar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Të fundit