Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Deputeja socialiste Ekonomi: Nuk jemi fare gati të lëshojmë Edi Ramën
Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi i është përgjigjur kërkesës së opozitë për krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Raman kryeministër. Ekonomi u shpreh se mazhoranca nuk është gati të ‘dorëzojë’ Ramën me argumentin se një gjë e tillë ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.
“Ne nuk jemi fare të gatshëm të lëshojmë kryeministrin sepse nuk ka pse të lëshohet kryeministri. Nëse e kaluam një herë një marrëveshje me kryetarin e opozitës dhe hoqëm nga ca gjëra dhe u dhamë atyre mundësinë për të pranuar zgjedhjet legjitime, nuk besojmë se do të funksionojë sot. Ne jemi gati të ulemi të diskutojmë për Kodin zgjedhor, për çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian. Paketa e integrimit është shumë e rëndësishme edhe për disa parlamentarë, edhe për pos qëndrimit politik”, deklaroi Ekonomi në emisionin ‘Arena’.
Opozita insiston se krijimi i një qeverie transitore pa Ramën në krye dhe me një kabinet të gjithë pranuar është e vetmja mënyrë për të organizuar zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, të lira dhe të ndershme.