Flash News

KRYESORE

Deputetët britanikë aprovojnë marrëveshjen historike të Brexit

Deputetët britanikë aprovojnë marrëveshjen historike të

Historia u bë në Britaninë e Madhe, ku deputetët në Dhomën e Ulët aprovuan marrëveshjen e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian me 330 vota pro e kundër 231 pas tri viteve të mbushura me përplasje dhe bllokime.

Kështu projektligji për daljen nga BE-ja u shqyrtua për herë të tretë nga Dhoma e Ulët në parlamentin britanik.

Kjo ishte pengesa kryesore që kryeministri Boris Johnson duhej që të kalonte në parlament. Tani legjislacioni do të kalojë në Dhomën e Lordëve, për një shqyrtim të mëtejshëm në javën e ardhshme.

Qeveria shpreson që projektigji për daljen nga BE, të kthehet në ligj më 22 janar, ndërsa Britania e Madhe të dalë nga unioni më 31 janar.

Rezultati i sotëm ishte i pritshëm pas fitores së arritur në zgjedhjet e parakohshme nga kryeministri Johnson.

Të fundit