Flash News

KRYESORE

Deputetët dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Ndërkohë që pritet të rifillojë seanca parlamentare, pas ndërprerjes së punimeve pas incidentit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, kryesisht deputetët socialistë i përgjigjen thirrjes së kryetari të Parlamentit, Gramoz Ruçi, për të dhuruar gjak, në një nga sallat e Parlamentit. Kështu, Kuvendi i Shqipërisë sensibilizohet në ndihmën ndaj fëmijëve talasemikë dhe në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë u hapën vendet për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë, ku deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u sensibilizuan me nismën duke dhuruar gjak.

Të fundit