Flash News

KRYESORE

Deputetët e "harruar" të PS shfrytëzojnë tërmetin për kredo politike

Deputetët e "harruar" të PS shfrytëzojnë

Tërmeti i së shtunës po përdoret nga disa deputetë "të harruar" të mazhorancës edhe për të rritur besueshmërinë e tyre të ulët në publik. Evis Kushi, deputetja e qarkut të Elbasanit kishte kohë që nuk shfaqej në publik, por pas tërmetit emri i saj është në lajmet kryesore të mediave pranë së majtës.

“Së bashku me Benin dhe përfaqësues të Bashkisë Elbasan, vizituam disa shtëpi dhe shkolla të dëmtuara nga tërmeti në njësitë administrative të Elbasanit. Puna në terren vazhdon për të qenë pranë çdo familjeje dhe për të kryer sa më shpejt dhe saktë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara”, thekson deputetja Evis Kushi gjatë inspeltimit të një shtëpie në Elbasan.

Në Lushnjë u shfaqën deputetet Tatiana Piro dhe Bujar Çela, të cilët së bashku me nënprefekten Lindita Buxheli vizituan familjet në fshatin Thanasaj të Njësisë Administrative Dushk, ku u njohën nga afër me dëmet e shkaktuara. Ndërsa Alket Hyseni mori rolin e zëdhënësit të qeverisë. Në një intervistë në Ora News, ai vlerësoi punën ë strukturave shtetërore, që sipas tij, kryen me sukses punën në shërbim të qytetarëve.

“E rëndësishme është shteti reagoi si një i tëri qoftë në aspektin e njerëzve në nevojë familjeve të prekura nga tërmeti, qoftë në organizimin perfekt të gjitha strukturave dhe organizimin për herë të parë në mënyrë perfekte të strukturave shtetërore. Po ashtu solidariteti i ndje edhe nga qytetarët dhe biznesi që ofroi mbështetje. Nuk kishim dëme në njerëz, por dhe shkalla e dëmtimit ishte e ulët në gjykimin e eksperteve. Kishte plasaritje, shtëpi të vjetra janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme dhe mundet të ketë nevojë për ndërhyrje por, biznesi qytetarë të caktuar që nuk kishin mundësi ekonomike për ofruar, vetë afroheshin se çfarë mund të bëjmë, si mund të ndihmojmë?!“, deklaroi ai.

Të fundit