Flash News

KRYESORE

Deputetët e “kronikës së zezë” që Ramës i është dashur t’i justifikojë

Deputetët e “kronikës së zezë” që

Kurrë më parë, me përjashtim të mandatit të parë të Edi Ramës dhe fillimit të këtij mandati të dytë, nuk ka ndodhur që një Kryeministri t’i jetë dashur aq shumë të merret me “justifikimin” e përfshirjes së deputetëve në skandale të rënda të 'kronikës së zezë'.

Në mandatin e parë, Ramës i kushtuan jo pak kohë justifikimet, herë për t’u shfajësuar që i zgjodhi dhe herë për t’i mbrojtur”, të deputetëve Mark Frroku, Armando Prenga dhe Arben Ndoka.

Të tre këta deputetë nuk arritën ta mbyllnin mandatin e plotë. I pari, Mark Frroku edhe sot është në qeli pasi akuzohet për një vrasje në Belgjikë, Armando Prenga u largua pasi qëlloi me armë gjatë një konflikti në Laç, ndërsa Arben Ndoka “dorëzoi” mandatin pasi nuk mund të justifikonte dot më të kaluarën e tij në Itali.

Ndërkohë, këtë mandat “terezinë” Ramës duket se po ja prish krahu i tij i djathtë, Saimir Tahiri. Akzuat e ngritura ndaj tij janë akuzat më të rënda të ngritura ndaj një ish-ministri të Brendshëm.

Të fundit