Flash News

KRYESORE

Deputetët e LSI-së do bashkohen me PS-në? Kryemadhi: Si po i'u bën presion Rama

Deputetët e LSI-së do bashkohen me PS-në? Kryemadhi: Si po

Pas disa kundërshtimeve të deputetëve të LSI-së ndaj vendimeve të grupit parlamentar të kësaj foce politike, ka folur dhe kryetarja Monika Kryemadhi.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, kryetarja e LSI-së është shprehur se është pikërisht Rama ai që po u bën presion deputetëve të opozitës, ndërsa shton se nuk ka asnjë shans që deputet e LSI-së t’i bashkohen PS-së.

“Nuk ka asnjë shans që të bashkohen me qeverinë. Rama po i kërcënon deputetë të ndryshëm. Ajo që dua të them është një fushatë manipulative, që po bën presion ndaj deputetëve të tij që janë të pa bindur. Edhe rastet që janë parë, që ata kanë qëndruar në Kuvend kanë qenë vetëm për shkak të mungesës në votim, pasi u digjej mandati”, u shpreh Kryemadhi.

Ndërsa për mandatin e Spahos u shpreh, “Uroj që të ketë punë të mbare dhe të jetë mirë për zgjedhjen që ka bërë”.

Të fundit