Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Deputetet e opozitës që e mbështetën Xhisielën edhe në protestë, mungojnë deputetet e PS
Gjatë pasdites së sotme është zhvilluar protesta në mbështetje të Xhisiela Malokut, e cila u përdhunua nga djali i deputetit Rexhep Rraja. Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë marrë pjesë në protestë për të dënuar dhunën kundër vajzave dhe grave dhe për t’i thënë STOP qeverisjes që përkrah dhunuesit dhe përdhunuesit.
Gazetarët në terren të Politiko.al kanë vënë re prezencën e disa deputeteve të opozitës që kishin dalë në protestë për t’u solidarizuar me çdo grua që përjeton dhunë dhe keqtrajtim në vendin tonë. Në protestë morën pjesë Albana Vokshi, Grida Duma, Nora Malaj, Klajda Gjosha, Valentina Duka, Dhurata Çupi, Floida Kërpaçi, Kejdi Mehmeti, Jorida Tabaku, etj.
Detaji i rëndësishëm që nuk mund të kalonte pa u vënë re është mungesa e deputeteve të Partisë Socialiste, të cilat gjatë ditës së djeshme kanë bërë dy deklarata në mbrojtje të Xhisielës, duke kërkuar që të mos përdorej emri i saj politikisht.