Flash News

KRYESORE

Deputetët e PD-së braktisën komisionet, bashkohen me protestuesit para Policisë së Shtetit

Deputetët e PD-së braktisën komisionet, bashkohen me protestuesit

Deputetët e Partisë Demokratike braktisën komisionet ditën e sotme dhe të gjithë i'u bashkuan protestës së qytetarëve para Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një intervistë për Ora News, u shpreh se Partia Demokratike do të jetë në mbështetje të banorëve të Kukësit, të arrestuar sipas saj, në pabesi nga policia në familjet e tyre në orët e hershme të mëngjesit.

“Kryeministri Edi Rama është gënjështar i paskrupullt. PS i mori taksën Majko për ta ndërtuar këtë rrugë e nuk e ndërto”i. Tha Tabaku. “Në këto 5 vite nuk bënë asnjë investim por e lanë në mëshirë të fatit. Taksa është antikombëtare, antikushtetuese dhe antiligjore, por dhe fatkeqësi për banorët e atij qarku. PD kurrë asnjëherë nuk ka marrë vendim për të vendosur tarifë për banorët e këtyre zonave”, u shpreh Tabaku.

Qytetarët prej tre ditësh protestojnë për lirimin e 23 të arrestuarve në protestën për tarifën e “Rrugës së Kombit”. Ndërsa ditën e nesërme pritet që Gjykata e Kukësit të japë vendimin për të arrestuarit.

Të fundit