Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Deputetët e PD-së zbresin në Rrogozhinë: Ndaloni landfillin që helmon banorët!
Një përfaqësi e Partisë Demokratike e kryesuar nga deputetët Edmond Spaho, Albana Vokshi, dhe Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi morën pjesë në takimin me banorët dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e Landfill-it të mbetjeve në Lekaj-Gosë në Bashkinë Rrogozhinë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se Bashkia Rrogozhinë nuk ka respektuar asnjë kriter ligjor për ndërtimin e landfillit dhe se Kryetari i saj refuzon të bëjë transparencën e këtij vendimi korruptiv.
Deputetja Albana Vokshi deklaroi se pas këtij krimi mjedisor qëndron Kryeministri, si përfaqësues i mafies në qeveri. Vokshi iu bëri thirrje grave dhe vajzave të mos lejojnë ndërtimin e landfillit që rrezikon t’ju sjellë mbetjet e rrezikshme toksike në dyert e shtëpive. “Protestoni që të ndalet projekti kriminal që ju dhe fëmijët tuaj të jetoni jetën që meritoni”, tha Vokshi.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike deklaruan se ndërtimi i landfill-it po bëhet pa konsultim me banorët dhe se nuk ekziston asnjë projekt-dokument.
Ata thanë se Bashkia Rrogozhinë ka ndryshuar disa herë vendin e ndërtimit të landfill-it, duke shtuar dyshimet për një vepër kriminale mjedisore të urdhëruar nga klane të lidhura me mafien e mbetjeve. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike i bënë thirrje kryeministrit të tërheqë me urgjencë këtë vendim kriminal dhe iu bënë thirrje banorëve dhe aktivistëve te shoqërisë civile të vazhdojnë protestat për të mos lejuar ndërtimin e landfillit.