Flash News

KRYESORE

Deputetët e PD shpërndahen nëpër rrethe, denoncojnë ‘tkurrjen’ e nxënësve dhe mbylljen e shkollave

Deputetët e PD shpërndahen nëpër rrethe, denoncojnë

Sot në ditën e parë të shkollës, deputetët e PD janë shpërndarë në rrethet që ata përfaqësojnë dhe kanë denoncuar rastet e mbylljes së shkollave, për shkak të numrin të ulët të nxënësve. Sipas PD, deri tani janë mbyllur 133 shkolla në të gjithë vendin.

Dhurata Çupi

Deputetja Dhurata Çupi denoncon në ditën e parë të nisjes së mësimit, mungesën e 35 nxënësve në Patin të Klosit. Së bashku me kryetarin e kësaj Bashkie Cupi thekson se mungesa e kushteve ekonomike ka bërë që dhjetëra nxënës të mos nisin sot mësimin.

Endri Hasa dhe Luçiano Boçi

Deputetët e qarkut të Elbasanit Endri Hasa dhe Luçiano Boçi ishin sot në shkollën e Bradasheshit, shkolle, e cila ka kushtuar mbi 2 milionë euro por që sot ishte e mbyllur. Deputeti Hasa tha se banorët po largohen për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe sociale. Deputeti Boci tha se shkolla e mesme Bradashesh e destinuar për fëmijët është dhënë me qira për klientelën e qeverisë.

 Lindita Metaliaj

Deputetja Lindita Metaliaj denoncon mbylljen e 9 shkollave në qytetin e Lezhës. Nga Fishta, Metaliaj thekson se Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe te ardhmen e vendit, por bashkëqeverisjen me bandat.

Nadire Meçorapaj

Mbyllja e shkollave në Vlorë dhe braktisja nga mijera nxënës është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq. Deputetja Nadire Meçorapaj është në Orikum të Vlorës.

Të fundit