Flash News

KRYESORE

Deputetët e PS ’92-’96 drekë me Ruçin e Angjelin në periferi të Tiranës, reagojnë figurat që mungonin  

Deputetët e PS ’92-’96 drekë me Ruçin e Angjelin

Drejtuesit historikë të Partisë Socialiste të viteve ’92-‘96 janë mbledhur ditën e djeshme në një restorant në periferi të Tiranës.

Ka qenë deputeti i PS, Anastas Angjeli ai i cili ka organizuar një takim të tillë, ndërsa i pranishëm ishte edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ministri i Diasporës Pandeli Majko e figura të tjera të angazhuar në PS ndër vite.

Profesori Et’hem Ruka ka publikuar një foto të pjesëmarrësve në këtë drekë, dhe shkruan: “Sot, pas një dreke të përbashkët me ish deputetet e grupit parlamentar të PS në vitet 1992-1996. Kohë të vështira por edhe shumë të bukura!”.

Ndërkohë, bie në sy se jo të gjithë figurat e njohura të PS kanë marrë pjesë. Është Ermelinda Meksi, një nga figurat që nuk ka qenë pjesë e këtij takimi dhe me shumë gjasë nuk e ka marrë një ftesë të tillë, pasi komenton në postimin e kësaj fotoje, duke shkruar si më poshtë:

Reagimi i plotë i Ermelinda Meksit:

Pershendetje Et’hem, inisiative e bukur mgjth e vonuar. Sa kujtime me sjell kjo foto nga ajo kohe e veshtire kur ndanim parime e shpresa te medha se bashku.Me vjen keq qe nuk u ndodha me ju .Vec kenaqesise do te zbusja pak kete takim burrash(haha)Ti e di sh mire.se mgjth e vetmja grua midis jush ne 92-96 nuk ndjeja privilegjin e te qenit grua por nderin dhe vleresimit te ishim se bashku deputete te PS per nje Shqiperi e te majte Europiane.PS qe e hapur edhe ndaj grave por agresiviteti i politikes se kohes nuk frymezonte gruan te ishte pjese e politikes ne rreshtin e pare.Arta qe e para qe na u bashkua ne kryesine e zgjedhur ne Kongresin e PS ne 92 dhe mgjth nuk qe ne grupin parlamentar qe njesoj aktive me ne kudo .Me vjen mire qe sot ka ndryshime pozitive ne kete drejtim.Por nuk po shoh as Moikom Zeqo qe uroj te jete mire e perhere krijues ne aktivitetin e tij publicistik ,artistik e shkencor.Uroj te takohemi perseri te gjithe se bashku.Nga grupi i atehershem vetem dy miq te vjeter jane pjese e grupit aktual.Koha ben te sajen dhe PS uroj te ruaj vlerat qe frymezuan mbeshtetesit e saj ne vite.Ndihem e nderuar qe kam qene pjese e atij grupi parlamentar ku ndanim te njejtat vlera politike dhe intelektuale.

Të fundit