Flash News

KRYESORE

Deputetët e PS dhe PD ulen në një tavolinë, ‘gërricjet’ nuk i harrojnë as për Bajram

Festa e Kurban Bajramit ka bashkuar si rrallëherë PS me PD në Elbasan. Në pritjen e organizuar nga Myftinia kanë qenë të pranishëm njëkohësisht deputetët e PS-së të kryesuar nga Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini dhe nga PD të kryesuar nga Edmond Spaho.

Infoelbasani raporton se ata kanë përshëndetur njëri-tjetrin e madje kanë shkëmbyer edhe batuta mes tyre.

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha me ironi se “PS priti sa të uleshim ne dhe madje për tu siguruar kishin dërguar njeri që i lajmëroi. Ata mezi po prisnin të na jepnin dorën”. Kurse një nga deputetët e PS-së u shpreh se “përfaqësuesit e PD-së “po vdisnin” për të na takuar dhe shkuan të parët për të na pritur”.

Pavarësisht këtyre ‘gërricjeve’ festa e Kurban Bajramit dhe festat fetare në përgjithësi dëshmuan se qëndrojnë mbi përkatësitë partiake dhe janë shprehje e unitetit dhe vëllazërisë, veçanërisht në Elbasan i njohur si qytet i këtyre mesazheve.

Të fundit