Flash News

KRYESORE

Deputetët e PS dorëzojnë zyrtarisht mandatet: Do na mungojë drejtësia e Gramoz Ruçit

Partia Socialiste konfirmoi se në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të kandidojë pesë deputetë për kryetarë bashkie.

Konkretisht, bëhet fjalë për deputetët, Pjerin Ndreu, Flamur Golemi,  Ilir Xhakolli, Rakip Sulin dhe Nuri Belbajn.

Sot kanë dorëzuar zyrtarisht mandatet e deputetit, për të kandiduar ligjërisht në garën për bashkitë përkatëse.

Pjerin Ndreu, kandidat i PS për bashkinë e Lezhës, ka publikuar shkresën e dorëzimit drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të cilit i shpreh edhe mirënjohjen për kohën që punuan në parlament.

“Dorëzuam dorëheqjet nga mandati i deputetit ! Mirënjohje e respekt për një nga njerëzit me të mirë që pata shansin të takoj në politikë. Komoditeti që të jep Gramoz Ruci është mbështetje dhe inkurajim për te gjithë deputetët. Do na mungojë pjekuria, urtësia, drejtësia dhe korrektesa e tij model”, shkruan Ndreu në rrjetet sociale.

PS kandidon pesë deputetë në zgjedhjet vendore, kush janë emrat që do t’i zëvendësojnë në Kuvend

Të fundit