Flash News

KRYESORE

Deputetët e PS-së përplasen për ‘Tahirin’, ndahen për rregulloren

Deputetët e PS-së përplasen për ‘Tahirin’,

Komisioni hetimor i ngritur për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën prokuroria po heton ish-ministrin, Saimir Tahiri, zhvilloi sot mbledhjen e radhës ku u miratua rregullorja e komisionit.

Gjatë diskutimit për miratimin e rregullores, pati edhe një përplasje mes deputetëve të Partisë Socialiste në këtë komision. Deputeti Bashkim Fino u shpreh kundër pikës që parashikonte votim të fshehtë në komision.

“Pse me votim të fshehtë?”, u shpreh Fino i cili kërkoi heqjen e kësaj pike duke mbajtur vetëm pikën që parashikon votimin nominal. Në përgjigje të këtij pretendimi të Finos, deputetja socialiste, Klodita Ferhati, e cila është edhe një prej relatorëve, tha se kjo pikë është pjesë e rregullores së Kuvendit dhe ka qenë në çdo komision hetimor.

“Sepse nëse eventualisht mund të ketë nevojë ta bëjë me shumicë të votave. Kjo është nëse do të jetë rasti mos të jemi para një situate që të mos e dimë si të reagojmë”, ju përgjigj Ferhati, Finos.

Nga ana e tij, edhe deputeti Paulin Sterkaj ngriti dyshime se kjo pikë është për të përçarë socialistët gjatë votimit. “Më mirë votimi i hapur. Apo mendoni se mund të merrni ndonjë votë nga Partia Socialiste. S’ka vend për votim të fshehtë”, u shpreh Sterkaj. Por sërish deputetja Ferhati tha se kjo pikë duhet të jetë në rregulloren e Kuvendit.

Nga ana e tyre, deputetët e PD-së u shprehën se “ligji në fjalë është reflektim i rregullave të Kushtetutës dhe Kuvendit”.

Të fundit